“Mallkimi” i Lojërave Olimpike/ Djokovic i jep “lamtumirën” US Open, tre medalistët e Parisit jashtë turneut

schedule14:56 - 31 Gusht, 2024

schedule 14:56 - 31 Gusht, 2024

E papritur e madhe ishte edhe thjesht humbja.

Kampioni olimpik, Novak Djokovic u eliminua që në raundin e tretë të US Open, i mundur nga një kundërshtar që nuk ta priste mendja.

Rekordmeni i titujve Grand Slam në tenis, u mposht në Çmimin e Madh të fundit të vitit nga australiani Aleksey Popirin.

Biri i dy emigrantëve rusë thuajse nuk pati asnjë problem ndaj legjendës së tenisit botëror, duke fituar 3-1.

Rezultati I seteve flet vetë: 6-4, 6-4, 2-6 e 6-4 për 25-vjeçarin e lindur në Sidnej.

Kampioni i madh serb ishte në formë të dobët, dhe pas ndeshjes fajësoi lodhjen në Lojërat Olimpike që nuk mundi të ishte vetvetja.

Një ditë para Djokovic, u eliminua edhe pretendenti tjetër i madh, Carlos Alcaraz, kampion në “Rolland Garros” dhe Wimbledon.

Është hera e parë që nga viti 1973, koka e dytë dhe e tretë e serisë eliminohen përpara të tetave të finaleve, po ashtu duket se në US Open ekziston një “mallkim olimpik”.

Kjo sepse tashmë janë eliminuar të tre medalistët në Paris 2024, Djokoviç, Alcaraz dhe italiani Musetti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!