Mallkime e kërcënime ndaj Morata, reagon Alice: E turpshme, kjo nuk pranohet!

schedule14:47 - 7 Korrik, 2021

schedule 14:47 - 7 Korrik, 2021

Mallkimet ndaj Alvaro Morata nuk ndalen. Pasi nuk shënoi me penallti kundër Italisë në gjysmëfinalen e EURO 2020, sërish ka mesazhe ofenduese ndaj partneres së tij, Alice Campello.

Modelja i ka postuar një pjesë të tyre në “Instagram” dhe vihet re që nuk kursehen ndaj sulmuesit dhe familjarëve të tij, madje sërish i urohet vdekja e fëmijëve.

Alice, veçse ka postuar mesazhet, ka bërë edhe një reagim: “Sinqerisht nuk po vuaj prej asnjërit nga këtyre mesazheve. Madje mendoj se nuk janë faktor i Italisë, por i injorancës.

Nëse kjo do t’i kishte ndodhur ndonjë vajze të devotshme, atëherë do të kishte qenë problem. Le të kujtojmë që sporti është për të bashkuar njerëzit, jo për të shfryrë frustrimet tuaja.

Shpresoj që me të vërtetë në të ardhmen të mund të ndërmerren veprime serioze për këta lloj njerëzish, pasi është e turpshme dhe e papranueshme”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!