EMRAT/ U gjetën të vdekur në Mallakastër, identifikohen dy vëllezërit

schedule11:48 - 3 Shkurt, 2025

schedule 11:48 - 3 Shkurt, 2025

MALLAKASTËR- Dy  vëllezër të moshuar janë gjetur të vdekur në Mallakastër. Ata jetonin vetëm në fshatin Çorrush të Mallakastrës. Të moshuarit janë Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, rreth 90 vjeç.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, referuar Policisë, raporton se vdekja e dy vëllezërve dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, duke përjashtuar pistat e ndonjë situate kriminale.

Dy të moshuarit dyshohet të kenë ndërruar jetë disa ditë më parë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!