Sondazh

 

Mallakastër, digjen 30 hektarë tokë/ Zjarrfikësit janë në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin

schedule12:24 - 29 Qershor, 2026

schedule 12:24 - 29 Qershor, 2026

30 hektar sipërfaqe me ullishta dhe shkurre dogjën flakët e një dite më parë në Hekal të Mallakastrës.

Flakët janë vënë në kontroll, por ekipet e shërbimit zjarrfikës po monitorojnë zonën për të shmangur riaktivizimin e tyre.

Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizon rindjezjen e vatrave të zjarrit.



Në një  operacion që zgjati rreth 12 orë një ditë me parë zjarrfikësit ndihmuar dhe nga ajri nga helikopteri i Forcave të Armatosura arritën të vënë në kontroll vatrën e zjarrit e cila  rrezikoi dhe murin antik të Bylisit.

Në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!