Maliqi: Skandale me tenderët! Gjonaj: Ka nisur një hetim për grevën e të dënuarve në burgje

schedule11:09 - 22 Tetor, 2020

schedule 11:09 - 22 Tetor, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në interpelancën e sotme në Kuvend ndërsa iu përgjigj deputetit Lefter Maliqi, theksoi se në burgje është bërë një ndryshim rrënjësor.

Pavarësisht akuzave dhe kritika të deputetit, Gjonaj tha kujtoi edhe regjimin e sistemin 41 Bis për të cilin theksoi se ka ndërprerë lidhje me krimin.

Teksa kujtoi edhe grevën e të dënuarve në burgje, Ministrja e Drejtësisë tha se kërkuar hetim.

Lexo edhe: Maliqi: Ministrja foli si Nexhmija në Kongres, Gjonaj: Ndryshim rrënjësor në burgje

“Shqetësim për mua ka qenë dhe refuzimi i ushqimit, ku epiqendër ka qenë burgu i Peqinit, që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimit 41 Bis, për të cilat po investigojmë se lidhjet e botës së krimit me 41/Bis, ku përveç hetimit që po kryhet ka një procedim në prokurorinë e Elbasanit”, tha Gjonaj.

Ndërsa deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së në Kuvend tha se sistemi i burgjeve është në një situatë katastrofike.

Maliqi u shpreh se si asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur përplasje të tilla, greva në burgje.

“Interpelanca ka të bëjë me ato që s’ke bërë, jo ato që bëni ju. Zonja ministre marrim rastin e burgjeve, grevën e urisë.

 Edhe tek 313 kishte brohoritje për të drejtat e njeriut. E fillojmë me tenderët e ushqimit. Tender 347 milion për bukën, e njëjta firmë tenderin tjetër prej 250 milion për djathë dhe bukë, një firmë e dënuar.  Tender tjetër 600 e ca milionë lekë, për ilaçe, nga një firmë skandaloze, ka marrë nga 3 milionë e ca për maska në këtë kohë pandemie. 

Po marrin tenderin e vezëve qindra miliona lekë, me lokalet që janë nëpër burgje me çmime dy deri në trefish. Pa llogaritur tenderë abuzive për çmimet e telefonave. Kur keni vajtur për të takuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, sekretarja të ka thënë , më fal ai është duke folur me kryeministrin.

Këta janë drejtorë që janë të lidhur me kryeministrin dhe oligarkët. Të ka lënë atje në zyrë për të pritur dhe do të them që ai nuk  nuk të pyet fare, nuk të pret në zyrë.

Ka 9 muaj me këto skandale, me këto greva, me këto shpërthime, 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve, që nga nëndrejtori i përgjithshëm, hoqët shefin e personit, mikun e Xhemal Qefalisë, hoqët drejtorin Juridik, mikun e Majkos. 

 Hoqi edhe disa drejtorët të tjerë,  për të pasur situatën e nën kontroll, për të bërë ça i do kokrra e qejfit. 

 Ai bën edhe sfilat mode në zyrë, i doni me foto ju? Janë edhe 2 police të tjera në Korçë, që i kanë shkuar në zyrë këtij drejtori barkderr, me lekët e popullit, dhe kanë denoncuar për abuzime seksuale me eprorët e këtyre dhe ky ça bën?

I çon në detyra më të vështira policët dhe drejtorët i mban të komanduar  Reformën në Drejtësi e keni bërë çorap, dhe e keni lënë vendin 2 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Po fusni në burg gazetarët dhe qytetarë, kjo është reforma që ju bëni”, tha Maliqi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!