Deputeti Lefter Maliqi është shprehur në një deklaratë për mediat se LSI do të marrë tre mandate të “blinduara” dhe është gati edhe për të katërtin. Ai tha se të dielën socialistët do të vërshojnë në Berat për të pritur kryetaren e LSI Monika Kryemadhi pasi janë “shitur” nga Rilindja.
“LSI në qarkun e Beratit del me tre mandate të blinduara. Dhe këtë do ta shikoni të dielën në orën 11:00 kur mijëra socialistë do vërshojnë për të pritur Kryemadhi në Berat. Opozita për herë të parë fiton qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë.
Ne synojmë drejt mandatit të katërt. PS i shiti të gjithë socialistët. Klosin e la në ajër. Nasipi ka përfunduar me furgon. Pandeli Majkon e ka lënë me 70% jashtë. Saimir Tahirin që e la rrugëve të drejtësisë qëllimisht dhe shumë socialistë të tjerë.
Unë do i bëj thirrje shqiptarëve që ka ikur koha e mashtrimit. Ju premtimet e tyre duhet t’i përbuzni. Në takimet që kam bërë prej 39 ditësh, kam parë deputetët e PS nuk priten nga socialistët”, deklaroi Maliqi./mv.abcnews.al