Maliq, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit/ Pritet ekspertiza për të zbuluar shkakun e vdekjes

schedule11:16 - 25 Shkurt, 2025

schedule 11:16 - 25 Shkurt, 2025

Zhvarroset trupi i 12 vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 janar të këtij viti.

Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij i cili do t’i nënshtrohet autopsisë. Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12 vjeçarit, të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Mjekët e QSUT konkluduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.

Fillimisht pas vdekjes së 12 vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por më pas, me nisjen e hetimeve nga prokuroria e Tiranës e cila është kompetente për rastin, organi proçedues vendosi kryerjen e autopsisë. Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, duke protestuar e duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12 vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!