Maliq/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohen 3 persona

schedule11:28 - 23 Shkurt, 2025

schedule 11:28 - 23 Shkurt, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në Fshat Maliq dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes.

Aktualisht, ata po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!