Maliq, makina bie në lumë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë

schedule08:26 - 29 Nëntor, 2018

schedule 08:26 - 29 Nëntor, 2018

Një automjet ra në lumë pasi doli nga rruga, tek ura në hyrje të Maliqit. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në këtë aksident që  ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit.

Një garë me makina mbi urën e Maliqit i kushtoi jetën një të riu, i cili përfundoi në lumin Devoll. Aksidenti u regjistrua rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur viktima, i identifikuar si Gjergji Elmazi, ka parakaluar me shpejtësi mbi urë, mjetin më të cilin udhëtonte shoku i tij dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumë. Policia e Korçës ka njoftuar ekipin e polumbarëve, të cilët mbërritën në vendngjarje rreth orës 8:00 dhe pas një operacioni kërkimi, që zgjati 45 minuta, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të të riut.

Më pas nga lumi mjetet zjarrfikëse nxorrën edhe mjetin tip Benz, me të cilin udhëtonte Gjergji Elmazi, i cili ishte plotësisht i dëmtuar. Nga hetimet paraprake, rezultoi se aksidenti ndodhi si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara të të riut, ndërsa dyshohet se 24 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas rënies në lumë bashkë me mjetin, si rezultat i asfiksie. Ky aksident ishte i katërti që ka ndodhur kohët e fundit në urën e Maliqit, e cila është e amortizuar dhe pa asnjë element sigurie./abcnews.al