Milan kërkon më ngulm një mbrojtës për të zëvendësuar Simon Kjaer i cili është i dëmtuar.
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka pikasur mbrojtësin e skuadrës së Schalke 04, Malick Thiaw, për të cilin do të kërkojë ta transferojë në Itali gjatë kësaj merkatoje.
Sipas “Sky Sport Italia”, 20-vjeçari shikohet si mbrojtësi ideal për skuadrën dhe skemat e përdorura nga trajneri Stefano Pioli. Mosha e re e lojtarit është një tjetër arsye që Milan këmbëngul për shërbimet e tij, teksa shikohet nga klubi si një lojtarë që do të kontribuonte për disa vite te kuqezinjtë.
Qendërmbrojtësi shtatlartë ka dy gola në gjashtë ndeshje për Gjermaninë në nivelin U-21 dhe ka kaluar në akademinë e të rinjve të Schalke. Negociatat kanë avancuar mes palëve, por megjithatë duket se ka një hendek mjaft të madh midis vlerësimit të klubit gjerman dhe propozimit të Milanit në këtë moment. Kontrata aktuale e mbrojtësit është deri në qershor 2024 dhe ai debutoi në skuadrën e parë të Schalke-s në vitin 2020. /f.a/abcnews.al