Mali i zi nuk pranon raportin e ri për demarkacionin

schedule11:36 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 11:36 - 5 Dhjetor, 2017

Podgorica zyrtare përfundimisht nuk do të bëjë Marrëveshje të re me Kosovën rreth çështjes së vijës kufitare. Deklarata u bë pas publikimit të raportit të djeshëm nga Qeveria e Ramush Haradinajt rreth çështjes së demarkacionit mes dy shteteve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Darmanovic, deklaroi se historia e demarkacionit me Kosovën duhet të quhet e përfunduar. Sipas tij, vlerësimi i komisionit të ri qeveritar nuk është aspak i drejtë. Mediat kosovare citojnë ministrin malazez i cili shprehet se cështja e demarkacionit tani është problemi i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi nuk ka anuluar një Marrëveshje Ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë në këtë rast. Ai i kërkoi Prishtinës që ts respektojë marrëveshjen paraprake. Qeveria Haradinaj të hënën vendosi që Marrëveshja aktuale e Demarkacionit të dërgohet për votim në Kuvend. Gjithashtu u vendos që në Parlament të dorëzohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit të Ri Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, i cili drejtohet nga Shpejtim Bulliqi./abcnews.al