Pas disa javësh pa koronavirus, Mali i Zi ka regjistruar 13 raste të reja në pesë ditët e fundit. 3 prej të infektuarve ndodhen në spital por gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Ndërkohë autoritetet atje ka miratuar metodologjinë e re kundër përhapjes së koronavirusit.
Këtu përfshihen edhe qytetarët shqiptarë. Ata nuk do të mund të vizitojnë bregdetin malazez pa një test negativ Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë.
“Nga sonte banorët që mund të hyjnë në Malin e Zi me një rezultat negativ të testit për Covid-19 janë Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, është ky urdhri i autoriteteve malazeze.