Mali i Zi, një Serbi e Vogël? Demiraj: Fitorja e Millatoviç, humbje e madhe për Perëndimin

schedule20:34 - 6 Prill, 2023

schedule 20:34 - 6 Prill, 2023

Kolonel Dritan Demiraj në një lidhje me Skype në “Lufta dhe Paqja” në ABC News, komentoi zgjedhjet në Mal të Zi. Ai përmendi tentativat e vazhdueshme të shërbimeve sekrete ruse për të ndikuar në Mal të Zi ndërsa shtoi se fitorja e Jakov Millatoviç është një humbje e madhe për Perëndimin.

I pyetur nga gazetari Artur Zheji nëse me fitoren e Millatoviç, Mali i Zi kthehet në një ‘Serbi të vogël’ dhe një dorë e zgjatur e Moskës nëpërmjet Beogradit, ai tha se: “Padiskutim që po”.

“Shërbimi i inteligjencës së huaj ka aktivitet të theksuar në Serbi me qendër në Beograd dhe me shtrirje në Malin e Zi dhe në Republikën Srpska.

Drejtoria politike është përfshirë në aktivitet dhe ka si mision aktivitetet e ministrisë së jashtme dhe të mbrojtjes dhe duke parë përfshirjen dhe planifikimin për vrasjen e Gjukanoviç arrijmë në konkluzionin se shërbimet sekrete ruse me ato serbe kanë një influencë të qenësishme. Zgjedhjet e fundit, pra fitorja e Millatovic është humbje e madhe për Perëndimin, për investimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Gjukanoviç për këto 30 vite, e cila u formatizua me pranimin në NATO dhe rrugën drejt BE.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!