Mali i Zi nis ndërhyrjet për thellimin e grykëderdhjes së lumit Buna

schedule21:20 - 18 Shkurt, 2019

schedule 21:20 - 18 Shkurt, 2019

Qeveria malazeze ka nisur ndërhyrjet për pastrimin e grykëderdhjes së lumit Buna në zonën malazeze. Investimi po kryhet për të shmangur përmbytjet për shkak të reshjeve si në anën e Malit të Zi, ashtu edhe në zonën e Nënshkodrës.

Dalja nga shtrati e lumit Buna gjatë reshjeve bëhet shkak për përmbytjet në zonën e Nënshkodrës. Por nga vendi fqinj vjen një lajm i mirë. Mali i Zi ka nisur pastrimin e grykëderdhjes së lumit. Kjo lehtëson qarkullimin e ujit dhe shmang përmbytjet në sezonin vjeshtë-dimër.

Prej këtu hiqet një sasi e madhe e rërës që më pas shpërndahet në breg të detit, i cili edhe dëmtuar nga erozioni.

“Nuk jemi ne të vetmit në botë që bregdeti dëmtohet nga erozioni. Kushtet klimatike janë të tilla që e bënë të domosdoshme ndërhyrjen ne Bune. Faktori njeri duhet të ndikoje që të mbrojë bregun e detit”.

Thellimi i lumit Buna në grykëderdhjen e saj është investim i qeverisë së Malit të Zi.

“Nuk mund të lundrohet, ka më pak se 50 centimetra ujë. Me këtë ndërhyrje, rrjedha e lumit duhet të përmirësohet dhe të jetë i lundrueshëm”.

Ky projekt kap shifrën e 800 mijë eurove dhe duhet të përfundoj deri në fillimin e sezonit turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!