Nga dita e nesërme Mali i Zi do të hapë kufijtë për vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
“Për të hyrë në Mal të Zi duhet testi i COVID-19”, tha Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosa.
Po ashtu ai theksoi se vendimi për hapjen e kufijve është marrë për arsye të situatës së përkeqësuar në fushën e turizmit.
Ndërkohë pritet që të përcaktohen edhe detaje të tjera për procedurat që duhet të aplikohen për tu futur në Mal të Zi.
/abcnews.al/