42.5 mijë euro janë mbledhur në llogarinë bankare të hapur nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi, për të ndihmuar popullsinë shqiptare, të prekur nga tërmeti. Fondi i mbledhur do t’i përcillet Kryqit të Kuq të Shqipërisë.
Kryqi i Kuq tha se ata ishin shumë të kënaqur me ndihmën e dhënë për popullatën shqiptare të goditur nga tërmeti.
“Të ardhurat do t’i përcillen Kryqit të Kuq të Shqipërisë, i cili ka qenë aktiv që nga fillimi në ofrimin e ndihmës së parë, mbështetje psiko-sociale dhe shpërndarjen e ndihmës urgjente për popullatën e prekur,” tha Kryqi i Kuq. Organizata tha se ata ishin në kontakt të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe po monitoronin aktivitetet e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (MFCK), të cilat koordinojnë dhe zbatojnë ndihmën së bashku./abcnews.al