Mali i Zi gati të aplikojë sistemin me 7 orë punë në ditë

schedule08:40 - 30 Prill, 2024

schedule 08:40 - 30 Prill, 2024

Ministrja e Punës dhe Mbrojtjes Sociale e Malit të Zi, Naida Nishiç, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Mal të Zi mund të pritet vendosja e orarit shtatëorësh.

Ajo tha për Radio Malin e Zi se përfitimet sociale do të jenë më të drejta në të ardhmen, si dhe se nuk do të ketë shfuqizimin e Fondit të PIO, por se do të reformohet, transmeton RTCG.

Nishiçqp tha se të gjitha analizat kanë treguar se padrejtësia më e madhe u është bërë pensionistëve të cilët e kanë kaluar jetën e tyre të punës në vende të ndryshme dhe se rreth 3500 pensionistë nga vendet e ish-Jugosllavisë marrin pensione të cilat kur kombinohen janë më të ulëta se mesatarja.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!