Mali i Zi ashpërson masat anti-Covid: Çfarë nevojitet për të hyrë ne shtetin fqinj

schedule11:19 - 20 Gusht, 2021

schedule 11:19 - 20 Gusht, 2021

Javët e fundit në Mal të Zi është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19. Nisur nga kjo situatë organet shëndetësore të shteti fqinj kanë ashpërsuar masat.

Për të hyrë në Mal të Zi mundesh sipas katër kritereve të përcaktuara:

  1. Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.
  2. Test PCR jo më shumë 72 orë.
  3. Vërtetim që ke kaluar COVID-19 jo me pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID-19
  4. Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

“Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, ata dërgohen në një izolim katërmbëdhjetë ditor i cili mund të përfundojë pas ditës së gjashtë për të hyrë në Malin e Zi me një test PCR negativ ”, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galić në konferencën e sotme për shtyp.

“Të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është i disponueshëm në të gjitha pikat kufitare dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik,” ka shtuar ai.

Gjithashtu në dasma dhe ditëlindje dhe festa të tjera pjesëmarrja do jetë me masat e më sipërme. Këto masa vlejnë nga data 20 gusht deri në 10 shtator. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!