Mali i Zi afër “fitores” në betejën me koronavirusin

schedule18:29 - 8 Maj, 2020

schedule 18:29 - 8 Maj, 2020

Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë, por qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen të gjitha rregullave në fuqi.

Qeveria malazeze ka theksuar se tashmë janë gjithnjë e më afër të qenët një vend pa koronavirus.

“Nëse do të kemi sukses, gjë që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, varet vetëm nga ne. Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bëri thirrje Qeveria në Podgoricë.

Në dy javët e fundit, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus. Ndërkohë në Malin e Zi janë konfirmuar me koronavirus 324 raste, mes të cilëve 8 kanë humbur jetën dhe deri më tani 266 pacientë janë shëruar plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!