Mali i Zi, 3 ditë zi kombëtare pas tragjedisë me 12 viktima në Cetinje

schedule10:16 - 2 Janar, 2025

schedule 10:16 - 2 Janar, 2025

Duke filluar nga data 2 janar, Mali i Zi ka shpallur 3 ditë zie kombëtare, për shkak të tragjedisë me 12 viktima në Cetinje.

Vendimi i qeverisë malazeze, vjen pas ngjarjes së rëndë, ku një person, Aco Martinoviç, autori i masakrës, vrau 12 persona, përfshirë fëmijë dhe anëtarë të familjes së tij.

Krimi ka ndodhur në pesë vendndodhje të ndryshme, në vendin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në zonën e katërt dhe të pestë nga një person

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve. Martinoviç ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë.

Në vitin 2022, atij iu gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!