Malësi e Madhe/ Të shtëna drejt banesës, plagoset 51-vjeçari

schedule10:55 - 25 Shkurt, 2018

schedule 10:55 - 25 Shkurt, 2018

Një banesë u sulmua me breshëri kallashnikovi në Vukël të Malësisë së Madhe, ku mbeti i plagosur i zoti i shtëpise.

51 vjeçari, Mark Zef Cakajn, mori një plumb në shpatull dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të diele dhe sipas policisë i plagosuri dhe autori i dyshuar, Vasel Vuçinaj, kryetar i degës së Partisë Socialiste në Kelmend, kanë qenë të përfshirë më herët në një konflikt për motive të dobëta.

Autori 49-vjeçar u kap nga forcat speciale menjëherë pas ngjarjes.

Ekspertët e policisë gjetën në vendin ku u qëllua me armë zjarri 12 gëzhoja kallashnikovi. /abcnews.al