Malesi e Madhe/Banorët blejnë ujin, por faturohen çdo muaj

schedule13:17 - 30 Janar, 2018

schedule 13:17 - 30 Janar, 2018

Familjet në Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm edhe pse rrjeti ekziston. Në një kohë që ata e blejnë ujin, faturohen çdo muaj dhe janë debitor në shtet.

 

Lopët mund të shuajnë etjen mjaftueshëm këtu në Dedaj të Shkrelit. Por njerëzit nuk e kanë këtë fat.

Një pjesë e Shkrelit të Malësisë së Madhe është thatësirë. Rrjeti i Ujësjellësit është vendosur, por furnizimi mungon.

Këtu 90 familje  faturohen çdo muaj. Ata thonë se sot rezultojnë debitorë ndaj ujësjellësit.

Thatësira dhe problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e Dedajve të njësisë administrative Shkrel janë pranuar edhe nga Drejtori i ND Ujësjellës Malësi e Madhe Ndoc Dedaj.

Ujë këtu vjen vetëm tre muaj në vit. Pjesa tjetër është thatësirë, por megjithatë duhet të paguajnë detyrimet në shtet.

Të vetmet investime në këtë zonë janë kryer nga një organizatë. Dhe ato kanë të bëjnë kryesisht në ujin për bagëtitë.

Për të zgjidhur problemin me ujin, banorët detyrohen ta blejnë atë. Por ata kërkojnë të mos faturohen kur ujë s’ka.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli