MALËSI E MADHE- Në Malësinë e Madhe janë asgjësuar 6300 fidanë kanabis të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë të tjerë në kubikë. Policia ka shpallur në kërkim një 55-vjeçar, i cili dyshohet si autori kryesor i kësaj veprimtarie. Grupi hetimor ka nisur punën për arrestimin e tij.
Droga, e cila u asgjësua me djegie, ishte mbjellë në fshatin Gruemirë-Çesme. Autorët përdornin toka në zona malore, të cilat i kishin përshtatur enkas për të kultivuar drogë./abcnews.al