Maldive shpall gjendjen e emergjencës

schedule22:01 - 5 Shkurt, 2018

schedule 22:01 - 5 Shkurt, 2018

Qeveria e Maldives ka shpallur gjendjen e emergjencës për 15 ditë, pas një krize politike që ka pushtuar vendin ishullor.
Sipas BBC, gjendja e emergjencës i jep zyrtarëve të sigurisë më shumë fuqi për të kryer arrestime.
Qeveria ka pezulluar parlamentin dhe ka urdhëruar ushtrinë që t’i rezistojë ndonjë lëvizjeje të Gjykatës Supreme për të larguar nga detyra presidentin aktual, Abdulla Yameen.
Forcat e sigurisë kanë hyrë brenda ambienteve të Gjykatës Supreme dhe kanë arrestuar ish-presidentin e vendit, Maumoon Abdul Gayoom.
Një zëdhënës tha se brenda ambienteve ka edhe gjykatës, por është e pamundur që të kontaktohet me ta./abcnews.al