Paolo Maldini ka folur rreth vitit fantastik të Milanit. Kuqezinjtë janë rikthyer të dhurojnë emocione për tifozët e shumtë dhe rezultatet në fushën e blertë janë fantastike.
“Djalli” kryeson Serie A me 34 pikë pas javës së 14-t, me një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë dhe 10 mbi kampionët në fuqi të Juventusit.
“Unë jam shumë praktik dhe realist, por mbase ëndrrat të lejojnë të arrish aty ku nuk e kishe menduar. Kam një marrëdhënie shumë të hapur me trajnerin, ia themi gjithçka në sy njëri-tjetrit.
Mendoj se kjo është mënyra e vetme për të siguruar rezultate pozitive. Pioli ka karakteristikat e një trajneri të madh. Merkato? Sigurisht që nuk do e mërzisim skuadrën që ka treguar në vitin 2020 se është shumë e fortë.
Ibra është kokëfortë, dëshironte të kthehej këtë vit, ky është shkaku pse u zemërua shumë. Mendoj se problemet muskulore, duke llogaritur edhe Covid-19, mbeten një problem që i shqetëson të gjithë.
Daniel Maldini? Kjo është pak a shumë si ajo që ndodhi kur unë isha lojtar dhe babai im ishte trajner“, përfundon legjenda e kuqezinjve deklaratën e dhënë për Rai Due. /abcnews.al