20 kiloigram marijuane janë sekuestruar mesditën e kësaj të shtunë në Malin e Zi.
Mediat vendase bëjnë me dije se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare.
Ndër të tjera mësohet se droga ishte e paketuar dhe e fshehur në ngarkesën e kamionit me bime medicinale.
Sipas mediave në Malin e Zi, kamioni me ngarkesën e deklaruar si bimë medicinale ku u gjet droga, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke kaluar nga Mali i Zi, dhe destinacioni përfundimtar është Gjermania.
/abcnews.al