Malaj: Vendit nuk i duhen fjalime agresive, por bashkëpunim politik për të kaluar sfidat

schedule21:18 - 25 Mars, 2021

schedule 21:18 - 25 Mars, 2021

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj i ftuar në Log. këtë të enjte ka komentuar fjalimet politike të dy liderëve politik në çeljen e fushatës elektorale të 25 prillit.

Malaj në fjalën e tij ka theksuar e fjalimi i Edi Ramës nuk ishte i arrirë dhe nuk kishte asnjë vend për të qenë aq agresiv.

Sipas tij situata e vështirë në të cilën ndodhet vendi nuk ka nevojë për politikë agresive por për ura bashkëpunimi.

“Fjalimi i Bashës ishte normal, pasi programi i tij është i shpallur dhe mediat e kanë pasur në vëmendje. Në këtë situatë nuk vlejnë këshillat për të bërë një politike agresive çelja e një fushate e një partie që ka 8 vite në pushtet nuk duhet ta niste me atë frymë agresiv.

Unë nuk gjej një lider që ta përdorë të gjithë kohën për të bërë ironi me opozitën e vendit. Situatat e vështira nuk janë sfidë e një kryeministri por e një kombi.

Më e mira është të rrish dhe të mos thuash asgjë. Ajo që i shërben vendit sot është si gjenden urat e bashkëpunimit, pasi sfidat janë të mëdha”, ka thënë Malaj.

Ndërkohë analisti Mentor Nazarko është shprehur se Rama po përpiqet që përmes fjalimeve të tij të përdorë frikën, ndërsa Basha është më normal se kurrë.

Ishte një fjalim i tensionuar dhe po përpiqet që të përdorë frikën e njerëzve. Fjalimi i Bashës ishte normal nuk fajësoi kundërshtarin. Një Bashë normal e fut Ramën më në krizë se një Bashë që përpiqet që të bërtasë. Rama kur e shef gotën gjys bosh ndihet në krizë. Basha i 2011 ishte një Bashë që ju drejtua të gjithë brezave. Ky është Basha i vërtet, Basha që i ngjan Berishës nuk është i vërteti”, ka thënë Nazarko.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!