Malaj: Rama i prekur rëndë nga deliri madhështisë, e ndihmoj apo e dëmtoj Gjukanoviçin

schedule14:34 - 31 Gusht, 2020

schedule 14:34 - 31 Gusht, 2020

Ish-ministri Arben Malaj ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Malin e Zi dhe qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili bëri thirrje për votimin e Milo Gjukanoviç.

Malaj përmes një postimi në Facebook shkruan se shefi i qeverisë shqiptare është prekur rëndë nga deliri i madhështisë, në 2016 tentoi të influenconte zgjedhjet në SHBA, ndërsa sot në Malin e Zi.

Ndër të tjera në reagimin e tij Malaj thekson se në 2016 Rama tentoi të influenconte apo “përcaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe më tej punoi që të bëhej rindarje territoriale midis Serbisë dhe Kosovës.

LEXO EDHE :Zgjedhjet parlamentare, dalin rezultatet përfundimtare në Malin e Zi

Sipas ish ministrit, dështimet e rënda në të gjitha këto raste mjaftojnë të qartësohet se Rama jo vetëm që nuk kupton asgjë nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk këshillohet me ekspertët e talentuar që ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare.

Postimi i plotë:

E ndihmoj apo e dëmtoj Edi Rama Gjukanovicin? Mesazhi i tij serbisht insiproj forcat progresiste apo u be ushqim per rritjen e ndenjave nacionaliste ne votime? Edi Rama është i prekur rende nga deliri madhështisë.

LEXO EDHE: Një “kingmaker”, kush është shqiptari që ka në dorë qeverinë e Gjukanoviçit

Ne 2016, Rama tentoj te influenconte apo “përcaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale ne Amerike. Kunder vullnetit te BE Rama punoj i pa lodhur qe te behej ri ndarje territoriale midis Serbisë dhe Kosovës, ç’ka mund te hapte kutinë e Pandorës në Ballkan Rama thekson se po shkëlqen në manaxhimin e krizës në Bjellorusi, kur është thjeshtë kryetari radhës së OSBE, por njekohesisht eshte kryeministri i nje vendi ne nje krize te rende politike aq sa Rilindja po bllokon çeljen e negociatave me BE-ne.

Dështimet e rënda ne të gjitha keto raste mjaftojne te qartesohet se Rama jo vetem qe nuk kupton asgje nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk keshillohet me expertet e talentuar qe ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare.

Tani qe gjithe ekspertet nderkombetare qartesojne se rezultati i dobet i Gjukanovicit vjen kryesisht per shkak te stilit te tij autoritar, tani qe zgjedhjet parlamentare 2021 do te ofrojne te njejtin fat edhe per Rames si kryeministrin e pa ditur dhe te pa pergjegjshem, si kryeministrin e vendit ku sundon korrupsioni pandemik dhe kapja e shtetit, mbetet per tu pare nqs Rama do te rrit qendrimet e tij arrogante apo do te pranon fatin qe ja percaktoj vetvetes, fat qe permblidhet ne mencurine shqiptareve qe thote se “Cfare te mbjellesh, do te korresh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!