Malaj: Kuvendi vrapoi të më shkarkojë, tani nuk vjen në gjyq. Kam besim tek drejtësia

schedule15:17 - 6 Shkurt, 2020

schedule 15:17 - 6 Shkurt, 2020

Ish-ministri i Financave Arben Malaj mori pjesë në seancën e parë gjyqësore në Gj. Administrative të Tiranës. Ai ka paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkimin nga detyra si anëtar i bordit të BSH-së.

Teksa dilte nga gjykata bashkë me avokatin, Arben Malaj tha se qeveritarët duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre, pasi jo vetëm cënojnë integritetin e personit por edhe mbjellin frikë për të mos thënë fjalën e lirë. Edhe herë të tjera ai ka deklaruar se shkarkimi ka qenë hakmarrje e Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarët nëse shpreson nga gjykata se do të bëjë drejtësi, ai tha se “unë nuk paragjykoj asnjë strukturë dhe do ta ndjek këtë çështje deri në Gjykatën Eurpiane. Qeveritarët duhet të mbajnë përgjegjësi, duhet të zbatojnë pavarësinë e institucioneve dhe të mos mbjellin frikë tek njerëzit”.

Ndërsa avokati Jordan Daci shprehu besim se kauza e drejtë do të fitojë. “Ka një një abuzim të hapur antiligjor dhe antikushtetues nga ana e institucioneve, ndaj kemi besim se do të fitojmë gjyqin”, tha ai.

Avokati theksoi se “më habiti qendrimi i Bankës Shqipërisë, pasi nuk paraqiti dokumentet që janë përdorur si justifikim për shkarkimin e Malajt”.

Nga ana tjetër Kuvendi i Shqipërisë që është palë në këtë proces nuk u paraqit në seancë. “Kuvendi nuk solli përfaqësues edhe pse vrapoi për të më të shkarkuar”, tha Malaj.

Z. Malaj dhe avokati i tij kërkojnë nga gjykata shfuqizimin e vendimit dhe shlyerjen e pagave deri në fund të mandatit në bordin e BSH-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!