Malaj-Ahmetajt: Më kanë kërcënuar familjen, procedurat për largimin në Amerikë i ke bërë ti

schedule11:30 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 11:30 - 16 Dhjetor, 2019

Ish-ministri i Financave të kabinetit Nano, Arben Malaj ndodhet tani për seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me kërkesën për ta shkarkuar nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Seanca është duke u shoqëruar me akuza të forta të Malajt, i cili iu drejtua kreut të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj se ai i kishte mësuar si të ishte i dobishëm në vitin 1997.

Sipas Malajt Komisioni i Ekonomisë nuk është profesional dhe ka ngërç institucional në lidhje me shkarkimin e tij pasi ky shkarkim është iniciuar nga vetë kryeministri Rama.

Ndër të tjera, Malaj tha se do ta dërgonte çështjen në Gjykatën e Strasburgut edhe pse nuk donte asnjë qindarkë nga shteti shqiptar.

Debati: 

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport me propozimin  që ju mund ta thonit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërc institucional sepse çdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit, në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mund të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë këshillit të ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, këshilli i ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do ti referohem kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

Malaj ne respekt te marrëdhënies…

Malaj: Jo unë s kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashkë i lamë pas që në vitin 1997 kur digjej Shqipëria

Ahmetaj: Ju kërkuat avokat…s’është e nevojshme, por dakord

Malaj: Dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat

Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.

Suzana Topi: A është mbledhur këshilli mbikqyrës i BSH për të shqyrtuar sjelljen tuaj? A është veprimi i qeverisë, i pastër politik?

Arben Malaj: Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet në vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet. Unë i mbroj të gjitha daljet e mija pavarësisht se mund të mërzitet Balla apo Lali Eri. Unë do ti mbroj deri në fund deklaratat e mija.

Arben Malaj: Nga sulmi politik që po më bëhet mua po cenohet pavarësia e BSH. Vijimi i mbledhjes pa garantuar tërësinë e dokumenteve. Shqyrtimi në këtë seancë është cenuar nga mungesa e dokumentacionit.

Më tej Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë tha se shkarkimi i tij është politik dhe se në kohën kur është kërkuar emërimi si anëtar bordi në 2018 është kërcënuar familja e tij. Sipas Malaj për këtë arsye është mundësuar largimi i familjes së tij në Amerikë.

Arben Malaj: Ligji i bankës së Shqipërisë më lejon mua të jem anëtar partie por unë nuk jam anëtar, do pres ndryshimin e kodit zgjedhor do shoh pozicionin tim se ku mund të shërbej më mirë vendit tim, si anëtar i këshillit mbikëqyrës apo në një lëvizje të re politike apo përfaqësues i një partie politike, ligji është modern, ligji më lejon të punoj edhe në një bankë private. Ky ligj është bërë për ti dhënë bankës instrumentet maksimalë që të jetë sa më e dobishme për vendin e saj. Pajtohem me ju në lidhje me qëndrimin se pushteti po përqendrohet gjithnjë e më shumë në një dorë por jo rastësisht bordi i bankës së Shqipërisë ka Jo rastësisht bordi ka një konfigurim me 3 institucione që duhet të krijojnë një ekuilibër si mbrojtje nga ndërhyrjet politike apo nga duart e zgjatura për interesa joprofesionale për menaxhimin e bankës së Shqipërisë. Nuk kam kërkuar që të shkoja përsëri në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës. Në 2014 dëshiroja të shërbeja, nuk më votoi partia socialiste dhe deklarata ime është publike, duke e ditur frikën që kanë deputetët nga liderët me pushtet absolut asokohe thashë: Në qoftëse do më votojnë do ti falënderoj, nëse nuk më votojnë do ti mirëkuptojë. Në 2016 mu krijua një mundësi, u ftova për të qenë anëtar i bordit në Bankën e Shqipërisë. Jam votuar me 107 vota pa asnjë votë kundër. Sigurisht që duke qenë me 27 vjet eksperiencë di të lexoj edhe nëpër rreshta, atë kohë i kam kërkuar kryeministrit se nuk e kisha merak nëse do isha apo jo anëtar i bordit. E kuptova shumë qartë atëherë që nuk do të votohesha më dhe në respekt të familjes time për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të iktë urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e  një profesori tjetër dhe gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa i shikoni. Se ngrihet natën Edi Rama dhe i nis një sms Erjon Braces dhe i thotë: nesër në mëngjes të shkarkoni Arben Malaj,…. jo jo nuk janë aq të kollajshme. Kështuqë në këtë aspekt e sqaroj edhe njëherë, procedurat i keni të gabuara, pjesën politike nuk e diskutoj këtu sepse komisioni diskuton profesionalisht dhe jo politikisht, kolegët e opozitës mos të më provokojnë fare. Unë kujt ti bëjë pyetjet për këtë propozim? Unë nuk i kam këto argumentet. Unë kërkoj audiot e regjistruara ku është shkelje.

Avokati Jordan Daci: A mund të na thoni kush është kërkuesi i shkarkimit nga pikëpamja procedurale.

Arben Ahmetaj: Është një grup deputetësh.

Avokati  Jordan Daci: Ne kemi dyshime në anën procedurale, referuar rregullores së kuvendit, kërkoj që para se të filloj shqyrtimi, duhen dokumentet me argumentet, pasi gjykojmë se ka parregullsi procedurale.

Arben Malaj: Jeni në përplasje kompetencash dhe procedurash. Ju nuk keni shqyrtuar kërkesën e deputetëve. Shumë më kanë mbështetur jo për një karrige pasi do të marr shumë të tjera. Vrasja e fjalës së lirë ka krijuar kriza sociale të mëdha. Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Libri ekonomiksi i zhvillimit, është udha ime. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. (Malaj sjellë në komision të gjitha daljet e tij në media të përmbledhura). Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale. Ju nuk doni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë por karrigen e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës. Banka e Shqipërisë ka dalë me një procesverbal ku tregon se është e kënaqur me shërbimin tim dhe nuk ka asnjë ankesë. Kam dhënë vlerësimin tim për çdo temë. I mohoj akuzat politike tërësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!