Esat Mala ishte lojtari i ndeshjes derbi mes Dinamos dhe Partizanit, sfidë e cila u mbyll 0-0, takim i luajtur në “Elbasan Arena”.
Lojtari i demave bëri një ndeshje të mirë përballë bluve të kryeqytetit, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të dalë me 3 pikë nga ky takim.
Pas ndeshjes 23-vjeccari u shpreh se të kuqtë duhet të ishin më të qetë përpara portës, gje e cila ndikoi te rezultati.
“E kishim vlerësuar në maksimum ndeshjen, gjithë ekip dha maksimumin, na mungoi konkretizimi i rasteve. Duhet të ishim më të qetë, duhet të kishim finalizuar rastet tona.
Aspak, nuk e kemi nënvlerësuar Dinamon, e dimë se çfarë force kanë. Nuk shfrytëzuam rastet nga dëshira e madhe për të shënuar.
Roli i preferuar? Aty ku vendos trajneri do jap maksimumin, por ndihem më mirë në linjat e sulmit, majtas apo djathtas. Por ka rëndësi t’i përshtatesh edhe kundërshtarit.
Unë do luaj aty ku do më thonë të luaj, ku ndihem më mirë është pjesë tjetër. Kishim edhe 2-3 raste të tjera që mund të ishin zgjidhur më mirë në pjesën e parë, përveç Kallakut.
Jemi lojtarë me teknikë të mirë, por duhet të kishim bërë më mirë, duke filluar edhe nga vetja ime, duhet ta kishim mbyllur këtë ndeshje”, deklaroi Mala. /f.a/abcnews.al