Mala: Kemi ritëm tjetër me Dajën. Penalltitë? Tani do bërtas me të madhe

schedule19:38 - 29 Nëntor, 2020

schedule 19:38 - 29 Nëntor, 2020

Esat Mala realizoi një eurogol në triumfin 4-0 që arriti Partizani kundër Skënderbeut. 22-vjeçari është kthyer në formën e tij më të mirë, flet rreth fitores së sotme, derbit ndaj Tiranës (të premten e ardhshme) dhe nuk i kursen batutat në prononcimin e dhënë për Supersport.

Jemi shumë të lumtur, kemi lënë pas çfarë ndodhi vitin e kaluar. Jemi të gjithë ndryshe, edhe fryma e grupit. Jemi të kënaqur për rezultatet e javëve të fundit dhe ndeshjet që po luajmë. Shpresojmë në vazhdimësi. Jam shumë i lumtur për realizimet që na dolën. Janë gjëra të punuara. Shpresoj të kemi nga këto gjëra të bukura edhe kundër Tiranës.

Daja? Ritmi është një faktor kryesor që e kemi ndryshuar, si të stërvitjeve dhe të ndeshjeve. Edhe fryma e grupit, gjithçka ka ndryshuar për mirë. Ndihemi shumë mirë. Na ka dhënë besimin, këta lojtarë jemi dhe po bëjmë maksimumin. Jemi aty ku duhet të jemi. Penalltia? S’e kuptoj pse nuk më japin penallti, mendoj që hidhem lehtë. Kishte kontakt, për mendimin tim ishte, por dua të shoh më qartë.

Ashtu si mora këshillën nga radha e kaluar për golin, tani do e marr për penalltinë. Do bërtas në ndeshjen e radhës kundër Tiranës. Humbja 5-1 në derbi? Ne na kënaqin tre pikët, s’ka rëndësi rezultatit. Më e mira është trepikëshi, me atë jemi të kënaqur“, deklaron Mala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!