Mala: I kënaqur me pikët, pushim i Kombëtares ka të mirat e të këqijat e veta

schedule21:20 - 18 Shtator, 2022

schedule 21:20 - 18 Shtator, 2022

Vllaznia doli me 3 pikë nga përballja me Kastriotin në “Loro Boriçi”, me shkodranët që shënuan që në sekondat e para me Hoxhaj.

Një fitore që vjen si autokritikë për humbjen ndaj Egnatias një javë më parë. Pas kësaj ndeshje për “Oversport” foli dhe lojtari i shkodranëve, Esat Mala, i cili theksoi se e gëzojnë 3 pikët.

“Ekipi bën ndeshje shumë të mira në “Loro Boriçi”. Pas humbjes me Egantian na vjen mirë dhe jemi shumë të kënaqur pasi ekipi reagoi dhe ishim të kujdesshëm në çdo lëvizje dhe kjo na bën mirë pasi ekipi reagoj. Nuk mund të them që nënvlersuam pasi i njohim të gjithë lojtarët e Egnatias dhe kjo na bën të vetëdijshëm por shpresojmë mos të ndodh më kjo. Pushim i Kombëtares ka të mirat e të këqijat e veta, pasi do rikuperojmë lojtarët e munguar, por do na ulet ritmi. Është ende fillimi dhe besoj që kam akoma shumë për të arritur në aspektin fizik. Por jam mirë fizikisht këtë e ndjej dhe nga grupi e nga shokët e ekipit. Derbi ndiqet nga gjithë Shqipëria por unë i uroj sukses shumë suksese ish ekipit tim. Unë i uroj suksese vetëm për ndeshjen derbi. Ndeshjet e tjera pastaj mbetet për t’u parë. Ne jemi spektator në derbi”, ka deklaruar ish-lojtari i Partizanit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!