Mal i Zi, sot zgjedhjet për komunën e Tuzit

schedule10:13 - 3 Mars, 2019

schedule 10:13 - 3 Mars, 2019

Sot në komunën e Tuzit në Mal të Zi mbahen zgjedhjet vendore. Tre partitë kryesore shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, janë bashkuar në një listë të vetme nën moton “Malësia na bashkon”. Përveç koalicionit “Alternativa Shqiptare”, në garë për 32 vendet e këshillit komunual të Tuzit, nga ku do dalë edhe kryetari i komunës, janë edhe 5 subjekte të tjera politike vendase.

Gara më e fortë sipas sondazheve do zhvillohet mes koalicionit të partive shqiptare dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez Milo Gjukanovic.

Votimi ka nisur prej orës 07.00 të mëngjesit në 30 qendra votimi, e do mbyllet në orën 20.00.  Në lista votimi janë 11.904 zgjedhës.

Treva e Malësisë së Madhe me shumicë shqiptare, Tuzi, u shpall komunë shtatorin e kaluar, pas përpjekjeve prej mbi 3 dekadash të partive shqiptare, për t’u shkëputur nga administrimi si pjesë e Podgoricës dhe ka 40 fshatra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!