Mal i Zi/ Abazoviç thërret sot seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

schedule10:49 - 7 Qershor, 2023

schedule 10:49 - 7 Qershor, 2023

Kryeministri me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviç do të thërrase këtë të mërkurë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas “Vijesti”, në rendin e ditës do të jetë rasti i sipërmarrësit të kriptomonedhave, Do Kwon, i cili u arrestua në Mal të Zi pak ditë më parë. Ai akuzohet në SHBA për mashtrim prej miliona dollarësh.

Ndërkaq, në rendin e ditës do të diksutohet edhe për liderin  Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç.

Mësohet se seanca nuk do të ketë të bëjë me korniza politike, por çështje të një rëndësie të madhe për sigurinë kombëtare.