Ciro Immobile qetësoi Lazion një ditë më parë, ndërkohë që ka lajme të mira edhe nga portieri Thomas Strakosha. Një ditë më parë ai bëri tamponin dhe sot ai ka marrë përgjigjen dhe rezulton të jetë negativ.
Në këto kushte, sikurse protokolli e kërkon, Strakosha është paraqitur në klinikë për të bërë kontrollet mjekësore para se të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
? Visite mediche per Thomas #Strakosha in @ClinicaPaideia pic.twitter.com/vvjHlYwuif
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 20, 2020
Strakosha mungoi në Champions League dhe në disa ndeshje në kampionat, për shkak se kishte dalë pozitiv me COVID-19. Situata e tij ka qenë e paqartë, pasi në klinika të ndryshme tamponët nxirrnin përgjigje të ndryshme. / abcnews.al