Makthi i “manitës” përsëritet, Boban: Humbje që dhemb, kam një mesazh për Milanin

schedule20:48 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 20:48 - 22 Dhjetor, 2019

Humbja e thellë e Milanit sot në Bergamo ka rifreskuar memorien e drejtorit sportiv të kuqezinjve, Zvonimir Boban. Ai ka qenë pjesë e ‘Djallit’ në humbjen e 5 majit të vitit 1998, ku Milani humbiste 5-0 në Romë.

“Unë kam qenë vetë në fushë në 1998 dhe këto gjëra ndodhin, i ka futbolli. Performanca nuk ishte në nivelin e duhur dhe për një ekip si ne dhemb shumë,” tregon Boban për ‘DAZN’.

“Ky nuk është Milani i vërtetë. Duhet të analizojmë gabimet dhe të mendojmë për të ardhmen. Kjo humbje duhet hedhur pas, por duke mësuar nga gabimet, “ përfundon legjenda kuqezi. Milanin momentalisht renditet në vendin e 11, shumë larg objektiva të fillim sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!