“Makthi” duhet të mbarojë, CR7 po përgatit lamtumirën nga “Old Trafford”

schedule11:35 - 4 Tetor, 2022

schedule 11:35 - 4 Tetor, 2022

Cristiano Ronaldo nuk po jeton aspak një periudhë të qetë në “Old Trafford”, teksa kjo situatë mund të quhet më e errëta e karrierës së tij futbollistike.

Qëndrimi në stol në derbin e Manchesterit, të cilin United e humbi 6-3 ndaj rivalëve të përjetshëm të City, duket se i ka vendosur “kapakun” qëndrimit të CR7-tës në “Old Trafford”, dukshëm i zhgënjyer për situatën që po jeton.

Në janar sulmuesi portugez nuk ka kthim pas dhe “makthet” duhet të mbarojnë, ndërsa po përgatit lamtumirën, dhe tashmë me shumë gjasa nuk do të ketë njeri që do të mund të ndryshojë mendjen e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas “Telegraph” Ronaldo do të provojë sërish në janar të largohet nga United. Këtë herë as trajneri i “djajve të kuq” nuk pritet të bëhet pengesë, ndryshe nga se ndodhi në merkaton e verës.

 

/f.a/abcnews.al