“Makineria” norvegjeze e golave, askush si Erling Haaland në moshën 24-vjeçare

schedule16:36 - 25 Gusht, 2024

schedule 16:36 - 25 Gusht, 2024

Është padyshim një “makineri golash”.

Erling Haaland mund të kritikohet se shpesh nuk shkëlqen në ndeshje të mëdha, por gjithsesi askush nuk ka dyshime për talentin e tij të rrallë përpara portës.

Sulmuesi norvegjez e tregoi sërish këtë në ndeshjen që skuadra e tij, Manchester City arriti në elitën e futbollit anglez përballë skuadrës së Ipsëich Town.

Shifrat ishin 4-1, edhe pse miqtë kaluan papritur të parët në avantazh që në minutën e 7’-të, gjithsesi, reagimi i kampionëve të Anglisë ishte i rrufeshëm dhe dominimi i tyre ishte absolut, ku në vetëm 4 minuta u shënuan 3 gola.

Haaland barazoi në minutën e 12’-të, pastaj Kevin De Bruyne kaloi vendasit në avantazh, dhe sërish Haaland realizoi për 3-1, ndërsa goli i fundit erdhi shumë vonë, në minutën e 88’-të.

Tashmë, “gjiganti” i sulmit ka 4 rrjeta në 2 ndeshje të kampionatit, ndërsa mesatarja e tij te Manchester City është gati një gol për ndeshje, pak a shumë siç ishte te Borussia Dortmund.

Statistikat thonë se Haaland është më lart se Messi dhe Ronaldo, duke i krahasuar në moshën 24-vjeçare.

Ai ka shënuar 260 gola, shumë më tepër se dy legjendat, edhe pse ka luajtur më pak sfida dhe me një Haland të tillë, duket se Manchester City i teknikut Pep Guardiola do të fitojë titullin e pestë radhazi në Premier League, diçka që asnjë skuadër nuk ka arritur ta bëjë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!