Një prej makinave e drejtonte shqiptari, aksident i frikshëm në Kretë, vdes grekja me të bijën

schedule23:02 - 12 Janar, 2021

schedule 23:02 - 12 Janar, 2021

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në Kretë të Greqisë. Një automjet i një fabrike vaji që drejtohej nga një person me origjinë shqiptare u përplas me një makinë ku po udhëtonin një efektive e policisë bashkë me të bijën. Për pasojë kjo e fundit doli nga rruga.

Nga përplasja humbën jetë efektivja e policisë 38-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare. Ato kishin qenë për vizitë te babai i 38-vjeçares, ndërkohë që ngjarja ndodhi shumë pranë shtëpisë së këtij të fundit.

Në makinën ku udhetonte shoferi me origjinë shqiptare ishte edhe një tjetër pasagjer me origjinë aziatike. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e frikshme nga aksidenti tragjik i pasdites së sotme./mv.abcnews.al