Makinat përplasen kokë më kokë në Fushë Milot-Lezhë, plagosen dy shoferët

schedule21:50 - 23 Shtator, 2022

schedule 21:50 - 23 Shtator, 2022

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes në aksin Fushë Milot-Lezhë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur dy drejteusit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të ditura, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia. /abcnews.al