Makina u përplas me një derr të egër, humb jetën 25-vjeçari

schedule07:51 - 26 Nëntor, 2022

schedule 07:51 - 26 Nëntor, 2022

Një 25-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur në lartësinë e Mikrothibës , kur makina që drejtonte është “përplasur” me një derr të egër.

Drejtuesi i makinës ka humbur jetën në vend.

Makina, të cilën 25-vjeçari drejtonte në rrugën provinciale Volou – Farsala, është përplasur me një derr të egër që ndodhej në gjendje gjysmë të vdekur në rrugë, pasi kafsha ishte goditur më parë nga një mjet tjetër që lëvizte në drejtim të kundërt.

Makina drejtohej nga një 40-vjeçare , e cila në momentin e përplasjes së makinës së saj me kafshën, përveç dëmeve materiale në mjet nuk ka pësuar lëndime.

Automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari i pafat, ka devijuar në të djathtë të rrugës së tij, ka përplasur një mur betoni dhe është përmbysur në rrugë, duke sjellë plagët fatale.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit është transportuar me autoambulancë të E.K.A.B. në Spitalin e Përgjithshëm të Volos. Është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa po hetohen shkaqet e sakta të aksidentit rrugor, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria e Qarkullimit në Volos./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!