Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina poshtë kamionit, kush është historiani që vdiq në Lezhë, Ademi: Pushofsh në paqe

schedule23:41 - 17 Mars, 2021

schedule 23:41 - 17 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare si pasojë e një aksidenti studiuesi dhe historiani shkodran Eduart Grishaj. Makina tip “Benz” me të cilën po udhëtonte u përplas te kryqëzimi i Dajçit në Lezhë duke përfunduar poshtë një kamioni.

Makina u bë “petë” duke sjellë vdekjen e menjëhershme të studiuesit. Ngushëllimet kanë qenë të shumta, mes tyre edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

“Një lajm shumë i trishtë sonte! Një koleg dhe mik sot u nda nga jeta në një aksident të rëndë.

Eduart Grishaj, një intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, do ti mungojë familjes, miqve e Shkodrës. Largimi i papritur dhe shumë i parakohshëm nga jeta, na ka hidhëruar të gjithëve.

Ngushëllime familjes, të afërmëve. Pushofsh në paqe Edi!” shkruan Ademi. Eduart Grishaj ishte me profesion historian dhe ka punuar në Muzeun e Shkodrës./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!