Makina shoshë nga plumbat, ky është 26-vjeçari që mbeti i vrarë bashkë me Erigers Mihasin

schedule10:13 - 14 Nëntor, 2021

schedule 10:13 - 14 Nëntor, 2021

Personi që shihi në foto është Armando Dumani, 26-vjeçari që mbeti i vrarë bashkë me 32-vjeçarin Erigers Mihasi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Dumani dhe Mihasi, shokë dhe fqinj në zonën e Yrshekut, u qëlluan me breshëri plumbash ndërsa udhëtonin me një automjet Audi A7. Makina drejtohej nga Mihasi ndërsa Dumani ishte pasagjer.

Makina e tyre dhe ajo e autorëve dyshohet të kenë qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes.

Atentatorët më pas u larguan nga vendi ku kryen krimin. Pak më vonë në zonën e Thumanës, policia gjeti një automjet tip “Toyota” të djegur ndërkohë që në brendësi të saj u gjetën dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Nga këqyrja e automjetit dhe trupit të viktimave ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur. Mihasi ishte një emër i njohur për policinë, si mik i Ervis Martinajt si dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale nga grabitja e prindërve të Elton Cicos në Tepelenë dhe atentati ndaj Mumajesëve në Tiranë.

Nga ana tjetër Dumani, rezulton pjesë e një bande e cila në vitin 2012 kreu një sërë grabitjes në banka të ndryshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!