Në orët e mbrëmjes një automjet tip furgon është përfshirë nga flakët. Automjeti ishte i vendosur në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së Vlorës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se grupi hetimir po punon për sqarimin e rrethaneve dhe zbardhjen e rastit.
Identifikohet emri i personit të cilit i është djegur makina para Bashkisë së Vlorës. Raportohet se qytetari është Fatjon Pasho shitës bulmeti nga Delvina dhe nuk njihet si person me precendent penal.
Informacion:
Vlorë
Në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P.
Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.
/abcnews.al