Një aksident me vdekje ka ndodhur në Adriatiktë Kurbinit. Tre të rinj që po udhëtonin me makinë, përfunduan në kanal dhe humbën jetën në vend. Sipas policisë, shkaku mund të ketë qenë shpejtësia nën efektet e alkoolit.
Ky është fundit tragjik i tre të rinjve që po festonin me alkool në një lokal në Adriatik të Kurbinit.
Makina e tyre tip Lancia po hidhet në plehra, kurse trupat e pajetë të Juli Margjonit, Bert Markut dhe Simon Kazës u dërguan në morg.
Më i madhi ndër ta ishte Juli Margjoni 22 vjeç nga Tirana, i cili drejtonte makinën. Dy të tjerët, Simon Kaza 20 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç banorë të Adriatikut.
Pak minuta pasi u ngritën nga festa përfunduan këtu në kanal. Makina u përmbys. Thuhet se ishin me shpejtësi dhe shoferi humbi kontrollin. Mund të ishin dhe të pirë, dyshon policia.
U desh një ore që një vinç të nxirrte mjetin nga kanali. Kurse te turma e njerëzve mbërritën edhe të afërmit e djemve.
Një tragjedi. Tre të rinj të vdekur në vend. Një vit më parë po në këtë vend pati dy aksidente me humbje jete.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al