Makina po i qelbej erë, gruaja surprizohet nga ajo që gjen brenda

schedule09:22 - 1 Nëntor, 2019

schedule 09:22 - 1 Nëntor, 2019

Një grua, e cila vërejti se një aromë po vinte nga vetura e saj, ka mbetur e shokuar kur hapi kapakun dhe zbuloi mbi 200 kokrra arra të fshehur brenda. Holly Persic, nga Pittsburghu i SHBA-së, vërejti se diçka nuk është në rregull kur parkoi para një biblioteke dhe një aromë djegie filloi ta mbushte ajrin, shkruan mediumi britanik “The Mirror”. Po ashtu, ajo dëgjoi një zë të çuditshëm që vinte nën kofanon e veturës së saj.

Kur hapi kofanon, ajo gjeti qindra kokrra arre dhe tufa bari. Duket sikur një familje ketrash kishte vendosur që t’i ruajë ato para se të vijë dimri. “Gruaja ime më thërriti nga Biblioteka Northland dhe më tha se veturës së saj po i vinte një aromë djegieje dhe një zë i çuditshëm. I thash që të hapte kofanon dhe është shfaqur kjo fotografi të cilën më ka dërguar”, tha Chris, burri i Persicit, transmeton Koha.net.

Çiftit i mori gati një orë kohë për ta pastruar veturën. “Ato ishin të vendosur pothuajse në çdo cep, nën bateri, nën radiator, etj. Arrat në bllokun e motorit ishin bërë të zeza dhe u vinte aromë sikur ishin pjekur tërësisht”, shtoi ai.

Hera e fundit që Persic hapi kofanon ishte muajin e kaluar dhe arrat në kopshtin e tyre kanë filluar të binë para disa javë. Mekanikët i kanë larguar të gjitha arrat dhe tufat e barit, dhe fatmirësisht nuk është dëmtuar asgjë te vetura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!