Makina përplaset me motorin, një i lënduar në Bulqizë

schedule10:22 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:22 - 24 Shtator, 2020

Një aksident mes një motori dhe një automjeti është regjistruar rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë.

Njoftohet se një automjet tip “Fiat”,  me drejtues Y. K, u përplas me motorin që drejtohej nga B. N.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili  është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. s.b/abcnews.al/