Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëznë “Bulevardin Blu”. Sipas policisë një person ka mbetur i plagosur nga përplasja e një motori me një makinë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Identiteti i tij nuk bëhet me dije. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve. /abcnews.al