Makina përplas për vdekje vajzën 9-vjeçare në Tiranë

schedule13:06 - 17 Janar, 2021

schedule 13:06 - 17 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë.

Policia e kryeqytetit njofton se rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues Alban Guri, ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit.  Sakaq, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Abcnews.al mëson se 9-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë.

Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!